ABC DELTA

NGROHJA QENDRORE – CAZAN PIROLITIK ME DRU

Bojleri termopërcjellshëm ABC DELTA, me efektshmëri termike prej 10-20 kW dhe 15-30kW ushqehet ekskluzivisht me dru të thatë (deri me 25% lagështie). Zbatimi i parimit të pirolizës mundëson djegia e plotë të lëndës djegëse dhe nivelin e lartë të shfrytëzimit prej deri 95%.

Ushqimi nga një anë e bojlerit mundëson vendosjen e drunjve me një gjatësi deri në 500mm. Koha e shfrytëzimit e një mbushjeje është së paku 6 orë në regjimin maksimal të punës me mundësi të zgjatet deri në një ditë në qoftë se nevoja për ngrohjen zvogëlohet.

Bojleri mund të mbajë prushin të ndezur në dhomën e djegies deri 12 orë dhe gjatë asaj kohe nuk ka nevojë të ndizet zjarri përsëri. Bojleri është plotësisht i automatizuar dhe i pajisur me një sistem rregullues me ekran LCD.

delta display

Produkti është fabrikuar në pajtim me Standardin Evropian EN 303-5, i cili siguron nivelin e dëshiruar të shfrytëzimit, si edhe plotësimin e të gjitha normave lidhur me lëshimin e materialeve të dëmshme në ajër.

Bojleri është i pajisur me një sondë lambda, e cila mundëson kontrollimin e përhershëm të nivelit të oksigjenit në gazrat e shkarkimit, si edhe me motorë për kontrollimin e rrymës parësore dhe dytësore të ajrit. Ai ka edhe një mbrojtje termike, një valvul termik prej bakri në trajtë spirali, i cili duhet domosdo të montohet.Ai montohet në sistemin e ngrohjes qendrore përmes një ose disa akumulatorëve të ujit të ngrohtë (buffer). Rekomandohet një raport prej së paku 50 l. për 1 kW fuqie të bojlerit (p.sh. një bojler prej 30kW ka nevojë për 1500l uji).Garancia për pjesët mekanike ka një vlefshmëri prej 5 vitesh, ndërsa komponentët elektrikë dhe tullat prej argjile shamoti garantohen për 2 vjet.

delta

delta 2

KARAKTERISTIKAT TEKNIKE THEMELORE

  • Përmasat (L x G x T)
    1395 x 640 x 1080 mm

  • Nivel i efektshmërisë
    92,3 %

  • Pesha
    510 kg

  • Diametri i tubit për shkarkimin e tymit
    150 mm

  • Temperatura maksimale e punës
    85 °C

  • Përmasat e lëndës djegëse (dru i prerë)
    500 x 100 x 100 mm

  • Rryma e nevojshme e ajrit
    10 Pa

  • Sasia e ujit
    100 l

  • Fuqia
    20 kW