CONCEPT 2 AIR

ME RREZATIMIN E HAPËSIRËS - LËNDË DJEGËSE SOLIDE

Soba CONCEPT 2 AIR përdoret për të ngrohur hapësira dhe gjithashtu për të gatuar dhe për të pjekur prodhime ushqimore. Ajo punon me lëndë djegëse solide: dru, qymyr, peleta. Duket si një kaminë për shkak të derës së tejdukshme të dhomës së djegies. Struktura e dhomës CONCEPT 2 AIR mundëson rregullimin e saktë të temperaturës, ngarkimin e lehtë të lëndës djegëse dhe mënjanimin e shpejtë të shkrumbit.

Teknologjia moderne rregullimit i mundëson përdoruesit ta kontrollojë qarkullimin e ajrit në zonën e derës së qelqtë të dhomës së djegies, në mënyrë që të mos formohet blozë në qelq. Ky sistem unik për rregullimin e rrymave primare dhe sekondare të ajrit përfaqëson një risi në fushën e sobave standarde me lëndë djegëse solide për përdorim shtëpìak.

Soba CONCEPT 2 AIR ju ofron:

  • funksionim të besueshëm,
  • nivel të lart përdorimi të energjisë,
  • mbrojtjen e mjedisit natyror (efektshmëri ekologjike)
  • jetëgjatësi të madhe, me kusht që të respektohen rekomandimet tona të instalimit dhe përdorimit. Ofrojmë një garanci pesëvjeçare (dyvjeçare në rastin e pjesëve individuale).

Soba CONCEPT 2 AIR është ndërtuar me teneqe për kazanë me përbërje kimike të garantuar dhe karakteristika mekanike të përshtatshme për temperatura të larta. Soba është salduar duke zbatuar teknologjinë më moderne të saldimit robotik.

concept 2 air inox
warranty

concept 2 air gray

KARAKTERISTIKAT TEKNIKE THEMELORE

  • Përmasat (L x G x T)
    850 x 1010 x 535 mm

  • Nivel i efektshmërisë
    77,2 %

  • Pesha
    190 kg

  • Fuqia (min-max)
    5-12 kW

  • Diametri i tubit për shkarkimin e tymit
    120 mm

  • Rryma e nevojshme e ajrit
    12 Pa

  • Përmasat e furrës (L x G x T)
    230 x 420 x 410 mm

KOMBINIMET E NGJYRAVE