ABC PROIZVOD

Ndërmarrja ABC PROIZVOD është krijuar në vitin 1990 nga z. Zoran Žunić, ekonomist i diplomuar, i cili sot për sot është pronari i vetëm i ndërmarrjes. Përparimi i shkallëshkallshëm dhe investimet e përhershme kanë mundësuar që ndërmarrja jonë të rritet nga një firmë tregtare e vogël në një kompani industriale shumë serioze. Selia e ndërmarrjes ndodhet në Uzhice, në Serbinë perëndimore, 200km nga Beogradi.

Në ditën e sotme, prodhimi zhvillohet në salla industriale moderne me një sipërfaqe prej 5000m2. Në procesin e prodhimit përdoren pajisjet më moderne (prerja e metaleve me laser, saldim robotik etj) të fabrikuara nga firmat botërore më të famshme, si edhe lëndë të para nga kompani evropiane shumë të njohura. Zbatohet një organizim i efektshëm i vërtetuar me certifikatat përkatëse. Në 2007, ndërmarrja ka implementuar sistemin e administrimit të kualitetit SRPS ISO 9001/2008, i cili mbahet dhe zhvillohet edhe sot. Në 2013 janë implementuar akoma dy standarde: SRPS OHSAS 18001/2008 dhe SRPS ISO 14001/2005. Në këtë mënyrë, ndërmarrja zbaton një SISTEM TË INTEGRUAR PËR ADMINISTRIMIN TË KUALITETIT, i cili është arkedituar nga një autoritet i huaj i akreditimit.

Produktet tona shiten në të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë, nga Sllovenia deri në Maqedoninë, si edhe në tregjet e Greqisë, Rumanisë, Suedisë, Irlandës, Spanjës dhe Izraelit. Sigurisht, në krahasim me gjigantët botërore, ndërmarrja jonë është e vogël, por ajo mund të kënaqë edhe kërkesat më të larta të klientëve tanë, në sajë të 50 profesionistëve të motivuar dhe të teknologjisë sonë moderne, të efektshme dhe të adaptueshme, Secili produkt zhvillohet me shumë përgjegjësi, dashuri ndaj punës dhe angazhimin e ekspertëve të kompanisë, si edhe të shumë bashkëpunëtorëve të tjerë, të cilët kontribuojnë me njohuritë e veta në fusha të ndryshme të procesit të prodhimit.